Zbulohet “ilaçi” pa pagesë për dhimbjen e kokës

0
465

Nëse të dhemb koka, mjafton të pish shtatë gota ujë në ditë dhe do qetësohesh. Pirja e ujit në mënyrë të rregullt mund të reduktojë intensitetin e dhimbjes së kokës dhe migrena, duke ulur mundësinë e pirjes së ilaçeve.

Shkencëtarët kanë zbuluar se pirja e 7 gotave ujë është e mjaftueshme për të reduktuar dhimbjen dhe për të përmirsuar cilësinë e jetës së pacientëve që vuajnë rregullisht nga dhembjet e kokës.

Kërkimet kanë nisur gati rastësisht në 2005, kur shkencëtarët holandezë të universitetit të Maastricht, kanë vënë re se një pacient të cilit i është këshilluar të pijë sa më shumë për shkak të një problemi me veshkat, iu përmirësua dhimbja e kokës.

Mark Spigt, njëri prej shkencëtarëve ka eksperimentuar me 100 pacientë të prekur nga dhimbja e kokës. Skuadra i ka shpjeguar vullnetarëve si të përmirësojnë zakonet e tyre, duke i këshilluar të reduktojnë stresin, të përmirësojnë gjumin dhe të evitojnë kafeinën.

Ndërsa gjysma e pacientëve u këshillua që të pijë një litër e gjysmë ujë në ditë për tre muaj. Në fund të studimit, pacientët plotësuan një formular specifik për të dhënat për cilësinë e jetës mes atyre që vuajne nga migrena. Rezultatet kanë treguar se mes atyre që kishin pirë shumë ujë kishin më shumë pikë në formular.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here