Në një bashkëbisedim me shoqatën e të përndjekurve politikë, kryedemokrati Luzim Basha bëri të qartë se opozita nuk do lejojë që Fatmir Xhafaj të marrë detyrën e ministrit të Brendshëm. Basha e akuzoi Xhafajn si hetues të diktaturës së Enver Hoxhës ndërsa theksoi se ai bashkë me të vëllain janë pjesë e narkotrafikut.
“ Rama propozoi për ministër të brendshëm një nga hetuesit më fatkeq të diktaturës së Enver Hoxhës. Një njeri që pasi hoqi kostumin e hetuesit veshi bashkë me vëllain e tij kostumin e narkotrafikut. Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron. Shqiptarët e dinë që ai ka qenë ujk i vjetur i diktaturës dhe i narkotrafikut. Ne zotohemi bashkë se Fatmir Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së Brendshme përveç se në trupat tanë . I bëj thirrje Fatmir Xhafa të tërhiqet nga aventura që ka nisur, ai nuk do të jetë asnjë minutë ministër i brendshëm i Shqiptarëve,” – tha lideri demokrat.
Xhafaj u propozuar nga kryeministri Rama në krye të Ministrisë së Brendshme, pas shkarkimit të Saimir Tahirit nga ky post.