Konsumimi i shumtë i patateve rrit rrezikun për tension të lartë të gjakut. Një studim zbulon lidhjen mes konsumit të lartë të patateve dhe rrezikut për hipertension.
Studimi është zhvilluar në Birmingem dhe është publikuar në revistën mjekësore britanike. Në studim janë përfshirë me mijëra persona, të cilët në fillim të studimit kishin tension gjaku normal.
Epidemiologët kanë evidentuar se gjatë mbajtjes së një ditari, këtyre personave iu është kërkuar që të mbajnë shënim edhe konsumin e patates gjatë një periudhe të caktuar.
Nga kjo rezultoi se kush konsumonte 4 porcione patatesh në javë (pavarësisht mënyrës si gatuhej), rrezikojnë 11-17 për qind të zhvillojnë hipertension, në krahasim me personat që limitoheshin të konsumojnë patate në mënyrë të moderuar. Por, shpjegojnë studiuesit, në rast se patatet shoqërohen me sallatë apo perime të tjera, ulet rreziku për sëmundjet kardiovaskulare dhe tensionin e lartë të gjakut.