Përfundimtare: Rama dhe Meta anulojnë takimin. Duket se ndarja është fare afër!

0
749

Një përpjekje e fundit kishte ndodhur sot, për të gjetur mundësinë që përmes një takimi, fillimisht të njoftuar për mediat si të vendosur në axhendë, ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit.

Mirëpo kryeministri, duket se ka qenë ai, që ka dhënë impulsin e parë negative, duke vërtetuar se “zërat” që këshillonin ndarjen përfundimtare nga Meta, si ishte edhe rasti më i fundit i Baton Haxhiut, nuk ishin të rastësishme, por sigurisht të bashkërenduara.

Pamvarsisht kësaj, burime të 360grade.al, u interesuan të kuptonin se ky takim, që ish lënë të kuptohej se do të mbahej ndoshta mbasditen e sotme, do të mbahej ose jo. Përgjigja përfundimtare ishte një “Jo!” e prerë.

Reagimi publik i Petrit Vasilit dhe Luan Ramës, mbledhja non stop në zyrën e Metës, të ministrave të Lsi, hyrje daljet e shumta të shënuara edhe në selinë qëndrore të Lsi, në Tiranë, tregojnë impulsin e nje mobilizimi shumë të madh. Lsi ka marrë kësaj rradhe sinjale të qarta, që kryeministri do të shkojë me shpejtësi drejt një “zgjidhjeje” vetmitare. Saimir Tahiri, thonë burimet, doli një “kockë shumë e fortë” dhe që duket se ka ngelur në grykën e kryeministrit.

Rama, që në ndërkohë, nuk e duron dot edhe trysninë e Çadrës Opozitare, kërkon një rrugëdalje nga akuzat që i vijnë 360grade rreth tij, së fundi edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit, por edhe nga Parlamenti Italian për çështjen e 1300 kontenerëve, dhe është këshilluar të jetë agresiv.

Nga puna për një Zgjidhje të krizës, Rama është këshilluar që ta çojë në ekstrem vetë krizën, duke përgatitur përplasjen me Lsi, që mendohet se është realisht Çështje ditësh. 360grade.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here