Nga profili i saj privat në Facebook që mban emrin Avlis Iren, deputetja e LSI-së, Silva Caka, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me leximin politik të raportit të DASH.
Lexim i cili konfrontoi kryetarin e grupit të partisë saj, Luan Rama, me ministrin në detyrë Tahiri.
“Epo që të lexosh e të interpretosh në atë mënyrë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi situatën e kanabisit në vendin tonë, duhet të jesh qorr jo vetëm nga sytë, por mbi të gjitha nga trutë!!!
#QorriIVogëlQëDoTëBëhetIMadh”, shkruan Caka në Facebook, menjëherë pas statusit të Tahirit.
Dy ditë më parë, deputetja e re në moshë e LSI-së u konfrontua në komisionin e ligjeve dhe me pasardhësin e Tahirit në Ministrinë e Brendshme, Fatmir Xhafajn.
Të dy patën një debat me doza të forta ironie, duke mos fshehur mos pëlqimin reciprok dhe ndoshta edhe klimën e mos besimit mes dy partive të mëdha të mëzhorancës.