Ish-i burgosuri Xhavit Koni flet pas publikimit të një statusi në FB të ish-Kryeministrit Sali Berisha Berisha, ku deklaronte se deputeti Xhafaj në vitin ’86 ka qenë hetues në Krujë dhe ka ushtruar dhunë ndaj personave të ndaluar në dhomat e izolimit, mes tyre edhe Xhavit Konin, që aktualisht jeton në Suedi. Opinion.al sjell rrëfimin e tij të dhimbshëm, që nga lidhja e duarve me pranga, deri tek grushtet e shkelmat, prej të cilave nuk i ka pushuar gjaku për 4 ditë.
Zoti Xhavit, si njiheni ju me zotin Fatmir Xhafaj?
Në korrik të vitit 1986 unë kam në hetuesinë e Krujës, I akuzuar për një krim, të cilin e kam pranuar. Fatmir Xhafaj ishte hetues atje dhe këtë e dinë të gjithë të burgosurit.
Ishte hetuesi juaj?
Në dhomat e izolimit të hetuesisë unë kam qenë me Arben Dukën. Më pas kalovë në një dhomë vetëm dhe pastaj në një dhomë me Adem Sulën. Fatmir Xhafaj ishte hetues i këtyre të dyve.
Për çfarë jeni akuzuar?
Unë jam akuzuar dhe dënuar për tentativë vrasje. Kam qenë 16 vjeç atëherë dhe për një problem familjar kam marr hak. Personi nuk vdiq. Jam dënuar për tentativë vrashe dhe armëmbajtje pa leje. E kam pranuar krimin dhe kam deklaruar se jam I ndërgjegjshëm për veprën që kam bërë. U dënova me 25 vite burg, por duke qenë se isha nën moshë, dënimi u përgjysmua. Siç po thoja në dhomat e paraburgimit kam bërë 4 muaj hetuesi, me të ndjerin Arben Duka dhe Adem Sulën nga Kruja. Këta të dy qenë akuzuar se kishin festuar për vdekjen e Enver Hoxhës dhe kishin qenë bashkë në një grup. Në atë kohë, Fatmir Xhafa edhe pse nuk ishte hetuesi im më ka thirrur, se donte që dilja e të dëshmoja që Arbenin dhe Ademi ishin kundër sistemit.
E kujtoni bisedën me të?
Në fillim më futi në zyrë dhe polici më hoqi prangat që kasha në duar. “Më trego çfarë muhabeti ke bërë me Arben Dukën dhe Adem Sulën”, më ka thënë.
Pasi e pa që me të mira nuk mundi të nxirrte gjë, ka thirru policing që ishte jashtë, më ka lidhur prangat gjermane me duar prapa, ndërsa këmbët m’i ka lidhur me zinxhirë pas karriges. Prangat m’i shtrënguan aq fort sa edhe sot e kësaj dite i kam shenjat në duar. Polici doli, ndërsa Fatmir Xhafaj më ka rrahur me grushta e shkelma aq fort, sa më ka plasur gjaku dhe për 4 ditë, nuk kam mundur të ngrihem dot nga dërrasat e dhomës së izolimit. Më kujtohet që ka patur aq shumë gjak, sa me një fije shkrepëse I kam shkruar një letër babës, duke përdorur gjakun si bojë. “Mu po më mysin këtu, lëviz kërko diçka”, i shkrova.
Keni ndonjë dokument që e vërtetoni marrjen në pyetje nga zoti Xhafaj?
Dokument unë nuk kam, por besoj që duhet të jenë raportet që ka bërë mjeku, kur ka ardhur dhe më ka parë e më ka dhënë ilaçe për t’u shëruar.
Ky ishte i vetmi takim që ju keni patur me zotin Xhafaj?
Më ka thirrur edhe një herë në zyrë, por herën e dytë më ka qëlluar vetëm një një sahkelm dhe dy grushta, por mori masa të më hiqte cigaret dhe bukën e sheqerin që na sillte familja.