Një i pastrehë shpërtheu në lot, pasi pa transformimin e tij, në një sallon flokësh në Spanjë. Jose Antonio përfitoi një rregullim falas në një nga sallonet e bukurisë së Spanjës pasi pronarët e njihnin duke qenë se prej kohës Antonio punonte si ndihmës parkimi për të siguruar ushqimin.
55 – vjeçari u fut në sallonin e bukurisë me flokë të gjatë të bardhë e mjekër të pahequr prej 25 vitesh dhe pas trajtimit, transformimi ishte befasues. Fotot që bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe të prestigjiozeve të huaja, tregojnë ndryshimin tij të pabesueshëm.