SKANDALI/ Kujdes! Kjo është mënyra si ju vjedhin karburantet shqiptare

0
347

Për të mos mjaftuar çmimi më i lartë në rajon dhe cilësia më e keqe në Europë, në pikat tona të karburanteve drejtuesit e mjeteve vidhen haptazi. Një qytetar nga Librazhdi ka marrë guximin të denoncojë vjedhjen që i bën një pikë karburanti në qytetin e tij.

Ai posedon një automjet benzinë + gaz, të cilës i ka montuar një bombul 60 litroshe që mbushet maksimumi me 52 litra gaz. Por karburanti në fjalë duke mos u mjaftuar me rritjen 50% të çmimit të gazit dhe cilësinë e keqe të tij, vendos të vjedhë 10 litra duke pretenduar se i ka shitur 62 litra gaz qytetarit. Ndoshta ato 10 litra gaz janë futur në sendilen e pasme…

E thënë në mënyrë nardndokiane, nëse në një mbushje të plotë automjetit ju faturojnë më shumë litra se maksimumi i bombulës apo i serbratorit, ju kanë vjedhur! Ndërkohë jemi në pritje të zgjimit nga gjumi të Damian Gjiknurit…/JOQ

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here