Zarfi bombë që shpërtheu në zyrat e FMN-së ishte dërguar nga Greqia

0
211

Publikohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e djeshme në Paris, ku një zarf bombë shpërtheu në zyrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa një person u lëndua në fytyrë dhe në dorë.

Sipas autoriteteve në Greqi, zarfi bombë që ka shpërthyer dje në zyrën e FMN-së në Paris ishte dërguar nga Greqia. Ministri i rendit publik i Greqisë, Nikos Toskas tha se zarfi ishte dërguar nga Greqia në emër të ligjvënësit të njohur opozitar, Vassilis Kikilias.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur dy ditë më parë një grup anarkist grek ka pranuar përgjegjësinë për një letër-bombë të cilën e kishte dërguar për Ministrinë e financave të Gjermanisë më 15 mars. Presidenti i Francës, Francois Hollande tha se kishte “ngjashmëri” ndërmjet këtyre dy incidenteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here