Aksidenti tragjik në Itali, 16 vjeçari shqiptar vdes ditën e lindjes

0
218

Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik pasditen e sotme në Itali. Aurelio Hasaj, i cili sot festonte ditëlindjen, është aksidentuar në komunën e Milazzos, në Messina, teksa udhëtonte me një skuter së bashku me një vajzë.

Siç raportojnë mediat lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur motori me të cilin lëviznin dy bashkëmoshatarët u përplas me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes 16-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, pasi u rrëzua me forcë në asfalt, ndërsa vajza me inicialet P.G, ka pësuar lëndime të lehta dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
16-vjeçari shqiptar u transportua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në kokë, por humbi jetën gjatë operacionit.
Sakaq, policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Akoma edhe më tragjike për familjarët, miqtë, edhe shokët, është humbja e njeriut të tyre të dashur në ditën e lindjes.
Aurelio ishte i njohur në qytet, edhe për shkak se ishte pjesë e “Shoqatës së të rinjve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here