Kryedemokrati Basha me senatorin Italian Aldo De Biagio në sheshin e lirisë.
Senatori Italian Aldo Di Biago udhëtoi drejt Shqipërisë për të dhënë nga sheshi i lirisë mbështetjen e tij për kauzën e shqiptarëve.
Kryetari Basha foli për mbështetjen e ardhur nga përtej kufijve në drejtim të agorës së qytetarëve dhe kauzës së tyre, nga përfaqësues të vlerave europiane perëndimore që Shqipëria përqafon.
“Ditë për ditë, këtu në këtë shesh, kemi marrë mbështetjen e jashtëzakonshme të përfaqësuesve dhe mbrojtësve të vlerave të përbashkëta europiane dhe amerikane për të cilat jemi ngritur dhe luftojmë në këtë shesh. Kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme bashkon në këtë shesh shqiptarë, europianë dhe amerikanë. Kjo është kauza e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe parave të ndyra të drogës, të cilat dy ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit i konsideroi kërcënim esencial për Shqipërinë dhe për demokracinë shqiptare.”
Mbi sulmet e dyshes Ruçi- Rama, se protesta e opozitës po kërcënon stabilitetin e vendit dhe komentet mbi një skenar të mundshëm si ai i vitit ’97, Lulzim Basha tha se kryeministri duhet të heqë dorë nga kërcënimet e pakuptimta.
“Në 30 ditë qytetarët e mbledhur në këtë shesh kanë demonstruar fytyrën e vërtetë europiane të Shqipërisë. Tani kjo fytyrë europiane, kjo qëndresë paqësore ka një mision që është vlerë esenciale e Europës, zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kujt i kujton 97 ti ?
Këtu është lëvizja më evropiane, më qytetare, më paqësore, më demokratike për të shporrur pikërisht krimin dhe kriminelët që janë destabilizimi, kërcënimi i vërtetë për stabilitetin dhe demokracinë e Shqipërisë. Prandaj hiq dorë nga kërcënimet. Rrugë tjetër nuk ka e nuk ka për të patur.”
Senatori Aldo De Biagio, i kujtoi të pranishmëve se ka luftuar ëpr identitetin e shqiptarëve prej 25 vitesh tashmë, duke luftuar krah për krah me shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni. De Biagio tha se në agorën e qytetarëve të sheshit të protestës, sot ngrihet edhe themeli i një shoqërie të lirë, dëgjesa ndaj popullit dhe demokracia e vërtetë.
“Sot vendosa të jemi me ju në këtë moment përballjeje për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen time për ju , për demokracinë vlerat e saj, transparencën dhe dashurinë për atdheun që duhet të jetë prioritet për cdo përfaqësues të popullit. Ndajmë së bashku idetë vlerat dhe dhe prespektivën e partive popullore evropiane që ka qenë forcë e parë politike që ka promovuar integrimin evropian. Dua të shpreh vlerësimin maskimal për fushatën që ka ndërmarrë kryetari Basha për të angazhuar qytetarët ditë për ditë duke dhënë imazhin e një pjesëmarrje angazhimi të drejtëpërdrejt dhe demokratik sikurse e shohim këtu sot. Për këtë ka shumë nevojë ky vend për të garantuar qëndrueshmërinë dhe lirinë politike.”
De Biagio foli për rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe pasqyrimin e realitetit shqiptar ashtu si është.
“Janë tre muaj nga zgjedhjet politike në Shqipëri dhe Evropa duhet ti ndjekë me shumë kujdes ato. Edhe duke marrë parasysh integrimin e Shqipërisë që duhet të jetë prioritet për vendin tuaj, në perspektivën dhe zhvillimin e të gjithë rajonit adriatiko-jonian, ku Tirana është pjesë qëndrore. Është ky moment delikat që Evropa duhet të ketë më shumë vëmendje nisur dhe nga cështja e reformës në drejtësi. Bashkimi evropian jo thjesht duhet tju kujtojë për reformën, por duhet të japë kontributin e vet për elementët kritikë që ka Shqipëria. Por nuk mund të garantohet se do të arrihen objektivat nëse nga vetë brenda shtëpisë nuk garantoheën rregullat bazë të demokracisë . Dhe sot qeveria në Shqipëri nuk po I zbaton këto rregulla . Nuk ka demokraci pa rregullin bazë që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo qeveri këtë rregull e vë në rrezik.”
De Biagio tha se do të përcjellë zërin e shiptarëve përtej kufijëve në mënyrë që të dëgjohen për problemet e tyre, kërcënuese për të ardhmen e vendit.
“Zgjedhgjet e lira dhe të ndershme janë në rrezik. Dhe kjo situatë krize jashtë Shqipërisë, në perëndim nuk është pasqyruar si duhet . Dhe vëmendja nga Brukseli dhe nga vendet e tjera ka qenë mjaft e vogël. Dhe me praninë time këtu dua të bëhem një kontribut megafoni i zërit tuaj për ta cuar në BE , për të qenë mjafti i qartë mesazhi për cfarë po ndodh këtu në sheshin e Lirisë. Populli këtu është në mbrojtje të institucioneve legjitime, të institucioneve që të përfaqësojnë të mbrojnë dhe të mbështesin cdo qytetar përtej korrupsionit, egoizmave politike, injorancës dhe arrogancës së theksuar të kësaj qeverie, që vazhdojnë të kompromentojnë cdo arritje dhe kontribut serioze që ky vend ka bërë këto vitet e fundit.”
De Biagio tha se integrimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian mund të vijë vetëm me largimin e kësaj qeverie the instalimin e vlerave perëndimore demokratike që fuqizojnë opozitën politike të vendit.
“Ne duhet të punojmë së bashku me perspektivën për largimin e kësaj qeverie që anëtarësimi në BE të jetë sa më i shpejt dhe ky vend të ketë zhvillim ekonomik, rritje të demokracisë. Dialogu politik interesi i popullit dhe një sistem drejtësie transparent është rruga e vetme e mundshme dhe në këtë perspektivë ndajmë së bashku rendësinë që BE duhet të gjejë instrumenta për monitorimin e zgjedhjeve, dhe unë do të jem një promotor për BE lidhur me këtë cështje.
Thirrjes së senatorit Italian për këmbëngulje në qëndresën për demorkaci të vërtetë, Lulzim Basha iu përgjigj duke e siguruar se kurajoja dhe përgjegjësia e qytetarëve shqiptarë europian do të vazhdojë deri në largimin e kësaj qeverie të lidhur me krimin dhe hapjes së rrugës për një qeveri teknike që do të garantojë aspiratën popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.