I sapo kthyer nga një konferencë ndërkombëtare në Azerbajxhan, Presidenti Bujar Nishani, ka thirrur të dielën pasdite një konferencë me mediat, ku pritet të shprehet për herë të parë për dekretet e ministrave të rinj.
Në lajmërimin e konferencës, presidenti Nishani nuk saktëson cila është tema qendrore e deklaratës së tij, por ai është i hapur për pyjet e gazetave të cilët natyrshëm do fokusohen tek debati i dekretimit të 4 ministrave të rinj, në veçanti ai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Opozita, i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Presidenti, të mos e dekretojë zotin Xhafaj, pasi e akuzojnë si hetues në kohën e komunizmit.
Në rast refuzimi të dekretimit të zotit Xhafaj, do të ishte hera e parë në këto 26 vjet që një president rrëzon një propozim të kryeministrit për emërimin e një anëtari kabineti.
Kanë plot 6 ditë që emrat e ministrave të rinj qëndrojnë në zyrën e Presidenti Bujar Nishani, i cili në bazë të Kushtetutës ka kohë deri të hënën në darkë për të nxjerr dekret për 4 emrat e propozuar nga kryeministri si anëtarë të kabinetit qeveritar.