I ati braktis nënën shtatzënë, 21-vjeçarja në Big Brother: Në çdo konkurs ku marr pjesë fitoj

0
390

Armela është një vajzë 21-vjeçare nga Tirana, e cila është rritur pa baba. Ajo ka jetuar vetëm me gjyshen dhe nënës. Ia ati i saj e ka braktisur nënën kur, ajo ishte shtatzënë dhe ka qenë larg Armelës për vite të tëra.

Babanë, Armela e ka njohur vetëm tre vjet më parë. Pas takimit me të 21-vjecarja mësoi se kishte dhe vëlla, të cilin e do shumë. Ndërsa me të atin këto tre vite ka mbajtur marrëdhënie të ftohta.

Deri në moshën 16 vjeçe Armela dhe e ëma nuk ishin ndarë kurrë nga njëra-tjetra, derisa ajo emigroi në Itali për një jetesë më të mirë, duke lënë vajtën e saj vetëm me gjyshen. Këtë ndarje Armela ka treguar se e ka përjetuar shumë keq.

armela

Nënë e bij çdo gjë e kanë festuar bashkë. Vitin e parë të ditëlindjes pa nënën ajo nuk e festoi fare, vetëm fliste ne telefon dhe qante.

E ëma në Itali njihet me njerkun e Armelës, i cili krijoi një marrëdhënie shumë të mirë me të. Ajo e do shumë madje sa herë që debatojnë nëna dhe njerku i saj, Armela përpiqet të ulë gjakrat.

“Dua të fitoj këtë Big Brother sepse jam tip elastik dhe jam përballur me shumë gjëra në jetë. Në çdo konkurs, ku kam marrë pjesë kam fituar dhe s’ka pse të ndodhë ndryshe këtë herë”, tha ajo para se të hynte në Shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here