Luftëtari i fortë për Tiranën, thellohet rekordi negativ i bardhebluve (VIDEO)

0
211

Sezoni i dytë për Luftëtarin nuk nisi ashtu siç duhej, por pas fitores me Teutën një javë më parë, këtë herë rradhën e ka patur Tirana. Bardheblutë janë mundur 2-1 në Gjirokastër duke firmosur krizën e thellë që i ka kapluar që prej fillimit të 2017.


Vendasit u treguan këmbëngulës gjatë gjithë takimit, por vetëm në pjesën e dytë falë golit të Lamçes në të 58-ën arritën të kalonin në avantazh. Më pas në të 74-ën Bregu do realizonte për herë të dytë, ndërsa goli i vetëm për miqtë do të vinte në fund të takimit nga Sise.

Me tri pikë të fituara ndaj Tiranës, Luftëtari siguron edhe këtë javë vendin e katër në renditje, me 36 pikë, 6 më shumë se Tirana e vendit të 6-të që gjithmonë e më shumë po rrezikon të hyjë në vallen e ekipeve që luftojnë për kategorinë.

2017 për bardheblutë mund të cilësohet si katastrofë. Kjo për faktin se për këtë vit kalendarik ata nuk e kanë njohur akoma fitoren. Janë 8 ndeshje që Tirana nuk ka arritur të dalë asnjëherë më pikë të plota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here