Pezë/ LRI feston ditën e miqësisë, Meta: Në parlament duhet të ketë më shumë të rinj dhe jo deputetë të dënuar për prostitucion

0
211

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka qenë i pranishëm sot në Pezë, ku LRI-ja ka organizuar një aktivitet me gjimnazistë e të rinj për festën e miqësisë. Kreu i Kuvendit duket se e ka shijuar në maksimum ditën me diell, madje në një moment ka nisur të luajë edhe me top.

Po përveç kësaj ai nuk ka lënë pa thumbuar aleatin e tij në qeveri, kryeministrin Edi Rama, kur tha se në parlament duhet të ketë më shumë të rinj dhe jo deputetë të dënuar për trafik e prostitucion.

“Organizoni sa më shumë festa të tilla. Ne jemi krenarë që në zgjedhjet e fundit lokale në Tiranë, ne kishim kaq shumë kandidatë të rinj. Tani kemi zgjedhjet e 18 qershorit, duam një mbështetje nga gjimnazistët dhe të rinjtë e Tiranës, jo vetëm për LSI që ka mbrojtur të drejtat e maturantëve, studentëve, por duam sa më shumë mbështetje që sa më shumë të rinj dhe të reja të jenë në parlament. U lodhën shqiptarët duke dëgjuar se edhe ky deputet doli me rekorde kriminale se edhe ky deputet qenka marrë me trafik prostitucioni në Itali, apo Zvicër”,- tha Meta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here