5 gjërat që duhet të bësh çdo mëngjes për të qenë gjithmonë e shëndetshme

0
385

Kujdesi për veten është prioritet i të gjithëve, ndaj për të qenë gjithmonë e shëndetshme, duhet t’i vendosësh vetes çdo ditë disa “rregulla”. Rregulli i parë është “ha mëngjes”. Tani fillojmë me të tjerët:

1. Pastro dhëmbët dhe gojën

Një teknikë e vjetër është ajo e pastrimit me një lugë gjelle vaj ulliri. Përveç përfitimeve të shëndetit oral, vaji i ullirit lehtëson edhe dhimbjet e shumë njerëzve që kërcasin dhëmbët ose lëvizin nofullat gjatë natës. Përdore për rreth 20 minuta si gargarë me stomak bosh, sepse kjo metodë largon edhe të gjitha toksinat nga trupi.

2. Stretching

Disa ushtrime janë gjithmonë një mënyrë e mirë për t’u çlodhur dhe për të medituar pak, si dhe për të ngrohur trupin. Nëse ke kohë, bëj edhe ushtrime yoga. Nëse pjesa e ditës që vjen është një karrige, përpiqu të bësh më shumë stretching.

3. Pi ujë me limon

Një gotë ujë në temperaturë dhome ka shumë përfitime shëndetësore: jo vetëm që do hidratohesh në mëngjes, por edhe do marrësh vitaminën C, e cila ndihmon lëkurën dhe rrit mirëfunksionimin e metabolizmit, por rrit edhe humorin.

4. Kujdesu për lëkurën

Mos dil asnjëherë nga shtëpia pa pastruar dhe hidratuar lëkurën. Në fillim pastroje, apliko serumin kundër moshës dhe pastaj hidratoje. Dy ose tri herë në javë, mos harro të përdorësh scrub-in.

5. Merr vitaminat

Për të fituar më shumë energji gjatë ditës, merr B12, omega-3 për shëndetin e muskujve dhe vitaminë E për flokët, lëkurën dhe thonjtë.