Debati për filmat komunistë arrin deri në BBC World Service

0
377

Ditët e fundit në opinion publik është hapur debati për shfaqjen ose jo të filmave të realizuara gjatë sistemit komunist. Iniciator i kësaj ideje ishte shkrimtari Agron Tufa, kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Sipas tij këta tipe filmash ishin të dëmshme për shëndetin moral të shoqërisë. Ky debat ka arritur deri në mediat britanike. BBC World Service gjatë një emisioni radiofonik ka ndalur për të folur rreth ndalimit të filmave të realizuara gjatë sistemit komunist.

Ata kanë ftuar regjisorin shqiptar Thomas Logoreci në një intervistë për të folur rreth kësaj ccështje. Para fillimit të intervistës moderatori i emisionit Dan Damon ka bërë një prezantim të një filmi shqiptar të prodhuar gjatë komunizmit. Bëhet fjalë për filmin shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”. “‘Tomka dhe shokët e tij’ është një film i bërë në Shqipërine e periudhës komuniste, në 1977; tregon historinë e një grupi djemsh, që në Luftën e Dytë Botërore, u bënë agjent sekret për grupin e kryengritësve vendas kur nazitët kishin zënë fshatin e tyre. Ky film tregon aventurat e këtyre djemve por sigurisht është bërë nën influencën komuniste. E në fakt nuk është një film i keq, perveç pjesës së propagandës.

Por tani, në Shqipëri është një përpjekje për të ndaluar transmetimin e këtyre filmave në televizion. Institucionet përkatëse thonë qe ky ndalim do të largonte nostalgjinë për atë lloj regjimi.”, është shprehur moderatori britanik Dan Damon. Damon prezantoi prodhuesin shqiptaro-amerikan të filmave, Thomas Logoreci, duke përmendur që është një ndër themeluesit e Albanian Cinema Project (Projekti Kinematografik Shqiptar) për mbrojtjen e filmave shqiptarë që janë në rrezik zhdukje. Thomas Logoresi shprehu qëndrimin e tij i cili nuk është dakord që filmat e realizuar në atë periudhë të ndalohen së transmetuari. “Këto filma meritojnë të ruhen e të transmetohen. Disa janë të realizuar mirë e ja vlejnë të shihen prej kësaj, pavarësisht propagandës komuniste, disa kanë vlera historike”, tha Logoreci. “Por disa janë propagandë e mirëfilltë, apo jo?”, e pyet moderatori. “Atë mendim kisha dhe unë, që shumica janë thjesht filma propagandistik, me disa përjashtime. Por pas bisedës me një djale të ri që punon këtu, Xhulian Bejko, i cili publikoi një analizë mbi ndryshimet sociologjike në shoqërine e asaj kohe, kuptova që nuk mund të zhduken këto filma pasi janë një pasqyrë qe na tregon se si ishte regjimi absurd i kësaj kohe”, iu përgjigj Logoreci.

Thomas Logoreci mendon se ka forca politike që duan të zhdukin çdo gjurmë të komunizmit, e kjo sipas tij është e rrezikshme. Ai ka thënë se kjo është një përpjekje me prapavijë politike për të ndaluar këto filma, duke e cilësuar si një veprim të rrezikshëm që mund të ndikojë keq në filmat e të ardhmes pasi kanë vlera artistike. Më tej Logoreci thotë se këto filma mund të ndiqen pas asnjë problem edhe në Youtube, pavarësisht se mund të ndalohen nga transmetimi në ekranet shqiptare të televizioneve. Podcast-i mbyllet me muzikën e “Zonja nga Qyteti”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here