DEL E VËRTETA / Media italiane: Rama nuk bindi askënd. Ja e vërteta e shkarkimit të Saimir Tahiri

0
1895

Në Shqipëri, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë ndryshime në qeveri në prag të zgjedhjeve legjislative të 128 qershorit.

Në fillim u duke se do të largoheshin shtatë ministra që kanë detyra koordinimi në parti, në fund lista e të sakrifikuarve pati vetëm katër emra: jo vetëm Saimir Tahiri (ministri i përfolur i punëve të brendshme), por edhe Ilir Beqaj (shëndetësia), Blendi Klosi (mirëqenia) dhe Blendi Çuçi (çështjet lokale).

Në videon e zakonshme të përjavshme në rrjetet sociale për të diskutimin e ngjarjeve kryesore të javës, Rama ishte si rrallëherë i kursyer në fjalë e shpjegime, por përjashtoi çdo lloj pakënaqësie për punën e katër ministrave.

Asnjë presion nga aleatët në qeveri dhe asnjë lëshim ndaj opozitës, e cila bojkoton të gjitha punimet e parlamentit dhe nga sheshi kërkon çdo ditë krijimin e një qeveria teknike për të çuar vendin drejt zgjedhjeve. Ministrat e larguar nga detyra kanë “konsideratën më të lartë” të kryeministrit dhe tani janë thirrur të përballojnë “me energji të rinovuara dhe prani të përhershme” detyrën e jashtëzakonshme të impenjimeve në fushatën zgjedhore.

Trafiku i drogës me Italinë

Vendimi i papritur i kryeministrit Rama për ndryshimin e skuadrës qeverisëse shkaktoi konfuzion jo vetëm te protagonistët (“Nuk kam dhënë kurrë dorëheqjen dhe as nuk ma ka kërkuar kush”, shkruante Tahiri sapo doli lajmi), por gjithë opinionin publik.

Megjithatë, në Tiranë, për një gjë nuk ka dyshime. Zgjerimi i ndryshimeve në katër ministra u duk që në fillim një tentativë e keqe për të mbuluar faktin kryesor, i vetmi që duhej të linte qeverinë ishte ministri i brendshëm, prej kohësh në qendër të stuhisë për lidhjet e përfolura me krimin e organizuar dhe sidomos për pafuqinë përballë fenomenit në lulëzim të kultivimit të kanabisit.

Në gusht 2014, një operacion i befasishëm i policisë së Tahirit çau Lazaratin, duke sjellë në famëkeqin “kryeqyteti shqiptar i kanabisit” projektorët e medias kombëtare e ndërkombëtare e duke bërë të mendohej për një zgjidhje të shpejtë të problemit të kultivimit të drogës, por eventualisht ajo lëvizje nuk mjaftoi për frenimin e fenomenti dhe sinjalet e alarmit kanë qenë përherë e më të shpeshta.

Kështu, dhjetorin e shkuar, prokurori antimafia i Lecces, Cataldo Motta, vizitoi Tiranën dhe bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë me autoritetet shqiptare përballë “rritjes së trafikut të substancave narkotike me origjinë shqiptare dhe nga rajone të tjera”.

Para një muaji, kreu i misionit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, pohoi në një intervistë televizive se fenomeni i kultivimit të kanabisit në vitet e fundit është rritur dhe se trafiku i narkotikëve vë në qarkullim mbi dy miliardë euro. Para të pista, nënvizoi, të cilat mund të përdoren për blerjen e votave dhe të deputetëve.

Në fillim të marsit ishte prokurori kombëtar italian i antimafias Franco Roberti që deklaroi në përfundim të një vizite se “trafiku i narkotikëve nga Shqipëria në Itali është rritur eksponencialisht në vitet e fundit” dhe njoftoi emërimin e një prokurori italian që do të ndërmjetësonte me Tiranën, për ta bërë më efikas dhe të fortë bashkëpunimin midis dy vendeve.

Përballë akuzave të mosveprimit të qëllimshëm për të luftuar trafikun e drogës, Saimir Tahiri sidoqoftë ka bërë një riorganizim të thellë të Policisë së Shtetit, e famshme për korrupsionin dhe ineficencën, në përpjekje për të garantuar respektim më rigoroz të rregullave e ligjeve.

Në këtë mënyrë Tahiri ishte bërë një figurë qendrore e qeverisë dhe në çdo rrethanë gëzonte përkrahjen e Ramës. Edhe për këtë, vendimi për ta shkarkuar nga qeveria pak muaj para zgjedhjeve për t’i caktuar detyra partiake nuk ka bindur askënd në Tiranë.

Zgjedhjet për Parlamentin dhe Presidentin

Përtej manovrës, pasiguria dhe nervozizmi që kanë sunduar së fundmi kryeqytetin shqiptar kanë demonstruar që, nga njëra anë, Rama nuk ka rivalë brenda partisë dhe socialistët duken të gatshëm ta ndjekin në improvizimet qeverisëse; por nga ana tjetër, raportet brenda koalicionit qeveritar janë përherë e më të pasigurt. Pikërisht nga kjo mungesë stabiliteti – vënë dorën në zjarr opinionistët e Tiranës – vjen presioni për heqjen e Tahirit.

E sigurt është që, për momentin, LSI e Ilir Metës, aleate kryesore e PS, nuk e ka zgjidhur ende çështjen e së ardhmes të aleancës, duke e lënë vendimin në një kongres që ende nuk ka datë.

Në muajt e ardhshëm, përveç përcaktimit të aleancave dhe para zgjedhjeve parlamentare, palët duhet të gjejnë për të përfunduar reformën elektorale e sidomos për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

Me opozitën të vetëpërjashtuar, vendosur në tendën e madhe në bulevard, dhe të izoluar për shkak të paaftësisë së vet për t’u rinovuar dhe bërë e besueshme  në sytë e zgjedhësve, mbetet frika se kjo përzierje kartash në qeveri është vetëm akti i parë i një konflikti të gjatë e të mundimshëm brenda mazhorancës.

Të emëruarit e rinj

Ministri i ri i brendshëm është Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi dhe figurë referimi e procesit që solli aprovimin unanim të legjislacionit për modernizimin e drejtësisë shqiptare, korrikun e kaluar. Bëhet fjalë për një nga reformat më të pritura nga BE për të vlerësuar perspektivën e integrimit të Shqipërisë, i lënë hapur kohët e fundit nga ministri i jashtëm italian Angelino Alfano gjatë vizitës në Tiranë.

Te Çështjet Lokale shkon Eduard Shalsi, shef kabineti dhe nënkryetar bashkie gjatë administratës së Ramës dhe autor kryesor i ligjit të përfolur për importin e mbetjeve. Projektligji u rikthye tetorin e shkuar në Kuvend nga Presidenti i Republikës, ndërsa vota përfundimtare në sallë u shty disa herë, për shkak të mosmarrëveshjeve të dukshme brenda shumicës.

Detyra e parë qeverisës për deputeten Olta Xhaçka, Ministre e Mirëqenies, dhe për Ogerta Manastirliun, edhe ajo në skuadrën e Ramës gjatë kohës në Bashkinë e Tiranës, e cila merr Shëndetësinë. Me këto dy emërime, për herë të parë në Shqipëri prania e grave në qeveri e kalon atë të burrave.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here