Protestës së opozitës në sheshin para Kryeministrisë i janë bashkuar sot qindra të rinj ku kanë zhvilluar një diskutim të hapur me kreun e PD Lulzim Basha.
” Me qindra të reja e të rinj ishin sot në Sheshin e Lirisë. Ata duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, por kanë pak mundësi. Rastet si i Gerald Metos, student i shkëlqyer, me notat maksimale në provimet e maturës, të cilit metoda klienteliste Nikolla nuk i dha mundësi studimi në universitetin publik, janë raste të zakonshme” tha Basha.
Kreu i PD-së Lulzim Basha gjithashtu ka paralajmëruar sot kryeministrin Edi Rama për të disatën herë, por kësaj radhe i është referuar një shkrimi të studiuesit Aurel Plasari. Basha tha me tone të larta: “Edi Rama jemi këtu për të shpëtuar lëkurën, të mos përfundosh si Duçja”.