Nuk vihet në dyshim se hudhra është ndër perimet më të shëndetshme në planet. Hudhra ka qenë pjesë e mjekësisë tradicionale tash e sa shekuj dhe mund të trajtojë shumë probleme serioze shëndetësore.
Ka shumë persona që hudhrën e përdorin edhe si tretman anti-kanceroz. Ngrënia e rreth pesë karafilave të shtypur të hudhrës në përditshmëri mund t’i trajtoj në mënyrë efektive infeksionet kërpudhore, transmeton Telegrafi.
Hudhra e shtypur është ndër më të shëndetshmet pasi që përmes saj e lironi një enzimë e cila e lufton kancerin. Enzima e njëjtë ka edhe veti anti-kërpudhore.
Vlen të ceket se ka shumë mënyra për konsumimin e hudhrës – mund ta hani direkt siç është, ose mund ta shtoni në ushqimin tuaj.
Mbi 4,200 studime të kryera kanë dëshmuar se hudhra i trajton rreth 150 probleme shëndetësore, duke përfshirë:
– Akumulimin e pllakave në arterie
– Helmimin me merkur
– Dëmtimet në ADN
– Kancerin
– Diabetin etj.
Videoja e më poshtme, e cila është në gjuhën angleze, mund t’ju jap më shumë informacione rreth përfitimeve shëndetësore të hudhrës. /Telegrafi