Ditën e djeshme Isa Myzyraj denoncoi në Facebookun e tij skandalin që po ndodh në Has, ku ndihma ekonomike për banorët e Hasit nuk është shpërndarë që nga data 25 dhjetor, dhe se ajo tanimë është përgjysmuar.
“Skandal ne HAS
Pasi pushteti vendor ne Has, ua hoqi buken e gojes (ndihmen ekonomike) mijera familjeve atje qe me daten 25 dhjetore, ) para pak ditesh nisi shperndarja e ndihmave ekonomike, qe variojne nga 17.000 leke te vjetra deri ne 30.000 leke te vjetra sipas te ashtquajturit ligj ne vendin tone, banoreve te Hasit keto muaj ndihma ekonomike u eshte përgjysmuar duke u minimuzuar nga 8000 leke deri ne 15.000 leke te vjetra ne muaj. Sigurisht qe nje familje me 5 antare 15.000 leke te vjetra i ka vetem vaj ne muaj, kjo eshte nje tallje trapi hapur me banoret e Hasit te cilet jane ne skajet e varferise ekstreme. Shteti tall lesht me Hasjanet dhe me popullin, pushteti vendor nuk flet, keshilltaret bashkiake nuk flasin, banoret nga frika qe kane sepse ua heqin edhe ate “ndihme” nuk bejne ze, sepse edhe nje here e them jane ne kushtet e varferise ekstreme. Ky shtet dhe ky regjim fashist duhet te marre fund nje here e pergjithmone. Te jesh i varfer do te thot, te jesh krenar me veten sepse nuk je servil i askujt, dhe nuk je bere i pasur me droge, krim dhe korrupsion siç ndodh rendomte, por te jesh edhe i varfer edhe i poshteruar eshte nje skene mjerimi dhe shfaq mjaft mire gjendjen ne te cilen eshte Shqiperia tani. Populli do buk, populli nuk do zgjedhje por zgjidhje!” shkruan Myzyraj në Facebookun e tij.
Por ka ardhur menjëherë reagimi i egër i bashksië Has, ku pa asnjë shpjegim quan Isa Myzyraj dhe banorët e Hasit mbeturina.
Reagim: Duke marre shkas nga nje shkrim ne lidhje me ndihmen ekonomike ne Bashkine e Hasit ju bejme te ditur: E vetmja mangesi e stafit te Bashkise eshte vonesa ne shperndarje per disa arsye objektive per te cilen ju kerkojme ndjese banoreve te Hasit te cilet e perfitojne me ligj
kete ndihme dhene nga shteti shqiptare. Ndersa per mbeturinat e Hasit qe shpifin gjithe diten nuk na shqetesojne fare sepse i gjithe Hasi e shikon çdo dite ndryshimet perveç qorrave dhe atyre qe nuk duan te shikojne. Hasi i njeh shume mire dhembe e dhemballe historikisht spiunat
e atehershem e trimat e sotem … Po qent le te lehin ne do vazhdojme te punojme me shume.
Pas këtij reagimi, në një reagim të dytë Isa Myzyraj “shëprthen” ndaj kësaj Bashkie duke akuzuar ata për investime minimale në Has.
“I neveritur ne maksimum me mllefin dhe arrogancen qe perqon Bashkia Has ndaj meje dhe ndaj kujtedo qe flet ne emer te drejtesise, dhe qe publikon skandalet e pushtetit arrogant dhe qe po ua merr shpirtin banoreve te Hasit, i neveritur nga gjuha e urrejtjes qe kane pushtetaret ndaj gazetareve dhe ndaj se vertetes. Nese lajmi i pare ishte Skandal ky lajm eshte Megaskandal qe dikush duhet te mbaje pergjegjesi ndaj censures se mediave dhe shkeljen kushtetuese qe po ben Bashkia Has duke cenuar lirine e medias te parashikuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Banoret e Hasit jane te harruar dhe pervec fasadave te disa pallateve te mbetura bosh nga emigrimi seshte bere asgje tjeter. Jam gazetar dhe jo servil partie, do vazhdoj te denoncoi cdo rast abuzimi me keta banore te cdo force politike qofshin ato. I neveritur mbi gjuhen e urrejtjes dhe vandalitetit te kesaj Bashkie, qe ne zgjedhjet lokale beri kerdine duke blere e shitur vota ne menyren me kriminale te mundshme.
Per cfare ndryshimesh flet Bashkia Has, per fasadat e pallateve te qytetit, qe jane kthyer ne mjet propagandistik te qeverise dhe tanime edhe te servileve lokal. Per hapjen e vendeve te punes, qe detyruan familjet hasjane te ndahen nga bijt dhe bijat e tyre ne menyren me tragjike te mundshme, per buken e gojes sepse kjo bashki dhe kta pushtetare e kane synimin te zhvatin popullin dhe jot e investojne ne kete zone. Per cfare ndryshimesh flet kjo Bashki? Per fshatra qe akoma jane me rruge te kohes se komunizmit, apo per fshatra qe rrine 30 dite te bllokuar nga Debora. Per cfare ndryshimesh flet kjo bashki, per punesimet nepotike ne institucione! Per cfare ndryshimesh flet kjo bashki, per spitalin ne gjendje te mjerueshme, per krevatet e spitalit
qe rrine ne kembe me kunja?! Apo per investimet ne shkolla, e rruge?! Shkoni shikojini ne cfare gjendje eshte shkolla e fshatit Letaj ku zhvillojne mesim 3 fshatra!
Shko shikojeni ne cfare gjendje eshte ambulance ne Letaj, Dobrune, Zgjec, Peraj, Perollaj, Mazrrek sigurisht nese akoma egzistojne! Cfare po ndodh me rrugen e Dobrunes qe ju e premtuat? Jane 7 km rruge ne gjendje skandaloze. Ju nuk keni fytyre te flisni, pervecese te kopjoni fjalet e nje kryeministri qe as qe do tja dije se nga I bie Hasi”, shkruan Myzyraj. /24.al