Raporti për lumturinë, Shqipëria në nivel me Bangladeshin dhe Palestinën

0
222

Shqipëria është në vend të 109 nga 157 shtete në total, për nga niveli i lumturisë.

Ky është përfundimi i raportit më të fundit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara, për vitin 2016.

Raporti ka marrë në analizë gjithë shtetet për të dalë në përfundim mbi nivelin e lumturisë së njerëzve që jetojnë në to, sa të lumtur janë njerëzit dhe arsyet pse.

Niveli i lumturisë matet në një sërë faktorësh si: të ardhurat për frymë, mbështetja sociale, shëndetësia, liria për të bërë zgjedhje në jetë, gjenerositeti, perceptimi i korrupsionit etj.

Në këtë raport, Shqipëria ka kaluar Bangladeshin me 1 pozicion, si dhe Irakun e Sierra Leonen, që janë vende njëra në luftë, e tjera me konflikte të armatosura.

Para nesh renditen Palestina, Nepali dhe Zambia.

Kosova renditet shumë më lart nesh, në vendin e 77-të, bashkë me vende si Kroacia dhe Turqia.

Vendi më i lumtur në bazë të raportit është Danimarka, ndjekur nga Zvicra, Islanda, Norvegjia dhe Finlanda.

E përmbyllin listën Afganistani, Burundi, Togo dhe Siria.

Më poshtë është lista e plotë e vendeve:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here