Ndonëse Nishani ka sqaruar se nukka tagër të kthejë kandidaturën në fjalë, të cilën përndryshe do ta refuzonte, poeti Visar Zhiti, i refuzuar nga Presidenti aktual për dekretim në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan, ka reaguar ashpër ndaj tij.
Larg Vendit, përtej
oqeanit, në kontinentin tjetër, ku shpreson të përthithësh paq
qetësi ndryshe, ku ke shkuar për pushime e vizita mjeksore, zemer,
tension, nerva, etj, e ke këtë fat tani, je në Çikago, ku ende ka
pllanga bore të pashkrirë dhe pranvera të duket e ftohte, por e
shendeteshme, gjithsesi nuk i shpëton dot “lajmit” të Vendit tënd
vogēlan e të varfer, që të ka mashtruar, persekutuar e vrarë, po
ti nuk i ndahesh, aq sa nuk të ndahet, e do sa nuk të do, që
megjithese ka ndryshuar shumë e ka bere përpara, diktaturen e ka
kthyer në demokraci, persekutorët në… nuk po flas, thjesht jam i
goditur nga lajmi me president… Ja, qe dhe vendi im ka nje
president, qe s’i qe kujtuar të ishte, por eshte e nuk i iket, fyes
ndêrkaq, se ikja e tij sa më parë i duhet Vendit, një
hiç-president, keshtu thonë per të, qê nuk i shpeton dot
karikatures së tij përndjekëse, Klanit të tij, aq sa mizor, po aq
dhe mediokër. Keshtu thonë. Ai, gjoja president, flet per
kushtetutë, se keshtu duhet, kur në përmbajtje eshte
kunderkushtetues, flet për rregulla demokratike, kur ai eshte shkelje
e tyre flagrante, flet per diktaturen e dikurshme, kur është vegël
e saj e mbetur, flet per të persekutuarit, kur vetë eshte
persekutor, edhe pse i paaftë. Dekoron pa nderprerje, nga qe e di qe
nuk kane vlere, nishane pa nishan, thonë. Ti nuk do të doje të
flisje për të, por ja që flasin, ndjehesh i detyruar, se lajmi i
tij ka ardhur deri ketu, i ngjashëm me gjarprin… Po te duhet një
antidotë kunder lajmit nga vendi… dhe rishoh dy poezi nga libri qe
po perfundoj këtu, eshtë me ese, kritikë, përshkrim udhëtimi, me
perkthime dhe ka poezi. një perzierje kunder perzierjes, kujtesë
kunder harrresës së keqe, peng dashurie, bashkëbisedim brezash, ati
me birin, etj, etj, por ja, si vandal i pa ditur futet presidenti.
Libri eshte në proces, drejt fundit, por dy poezi të tij me kane
mbetur në dorë: t’i fut apo jo?! Të parën e kam shkruar unë, nuk
do te doja, as s’e di pse u bë… të dytën po, e kam perkthyer me
zell, eshte e Evgenij Jevtushenkos për partitë. Edhe ai ketej
është ne SHBA, emigranti i madh, poet i njohur ruso-sovjetik,
problemor dhe me probleme, kritikues dhe i kritikuar… Edhe unë do
të doja të ikja me presidente si ai nga vendi im vrastar… por nuk
po zgjatem e po them tjetër gjë, që, psh, poezive duhet t’u
mjaftoje vetvetja ose le te flasin vetë ato. Janë politike, prandaj
vendosni ju, grisini ose shperndajini… E si mund t’i pergjigjesh
lajmit me Presidentin më absurd qe vjen nga vendi yt i paket? Që e
emëruan nga qe s’kishte emër, duhej nga që s’duhej. Poezinë, qe
nuk eshte antikushtetuee, po përdor ndaj së keqes…
Visar Zhiti.
Chicago, mars 2017