Aksident në oborrin e shtëpisë, vdes 7 vjeçari

0
378

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte ku një fëmijë 7 vjeç është përplasur për vdekje me makinë nga një i afërm i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Maqellarë të Peshkopisë.

Burime  bëjnë me dije se përplasja ka ndodhur aksidentalisht nga i afërmi i 7-vjeçarit, i identifikuar nga policia si Etem Xholi.

7-vjeçari ka qenë duke luajtuar në oborrin e shtëpisë, në momentin që është përplasur nga makina. Xholi ka humbur fatkeqësisht jetën në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj të ngjarje të rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here