Një grua e cila paguhej për t’u kujdesur për një të moshuar, është kapur mat nga kamera e fshehtë që kishte instaluar i biri.Ajo kujdesej për një 89-vjeçare të sëmurë por njëkohësisht i vidhte edhe lekët që ajo kishte në shtëpi duke përfituar nga sëmundja e saj e cila e bënte të kishte humbje të kujtesës, shkrun standard.al. Pas disa rastesh djali i saj dyshoi për një vjedhje dhe vendosi të instalonte disa kamera të fshehta në disa pjesë të shtëpisë.
Njëra nga kamerat e kishte kapur kujdestaren teksa vidhte disa para të cilat ndodheshin në një sirtarë në kuzhinë. Shuma që ajo kishte vjedhur ishte vetëm 40 paund, por kjo nuk e ndaloj djalin që ta çonte në polici.
Ajo i shpëtoi dënimit pasi pagoi si dëmshpërblim 100 paund si dhe 12 muaj shërbim komunitar.