Kapet 1.6 ton marijuanë në Brindisi, posedues 2 shqiptarë

0
226

Më shumë se një ton e gjysmë marijuanë raportohet se është sekuestruar nga karabinierët e Brindisi-t në Itali, që mësynë në një shtëpi fshati në Montenegro, pak kilometra nga qendra e banuar.

Siç raportojnë sot mediat lokale, ata që ruanin drogën ishin dy shqiptarë, një nga të cilët është arrestuar ndërsa tjetri i ka shpëtuar prangave dhe ka humbur gjurmët. Në shtëpi, u gjetën 1 ton e 610 kg marijuanë, e ndarë në paketime nga 5 në 25 kilogram.

Shqiptari i arrestuar është një 22-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale.

Dy shqiptarët kishin me vete dy pistoleta, një “Dan Wesson” të kalibrit 357 dhe një “Beretta” të kalibrit 7,65.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here