Këngëtarja shqiptare: Kam hotel, restorant, shtëpi në Gjermani, Ulqin…

0
255

Një ditë pasi këngëtarja Enca Haxhia publikoi foto nga vila superluksoze që ka blerë në Tiranë, një tjetër këngëtare nxjerr në pah pasurinë e saj. Bëhet fjalë për Gjyste Vulajn, e cila gjatë një interviste për ‘Kosovarja’ ka folur për pasurinë e saj duke thënë se ka disa prona.

 

 

“Unë jam e pasur shpirtërisht, por sa i përket gjendjes financiare unë kam një hotel, një restorant dhe shtëpi të madhe në Gjermani. Gjithashtu një shtëpi në Tuz dhe një vilë në Ulqin dhe kam investuar në pasuri të tjera të patundshme. Mund të them që paratë e muzikës më kanë siguruar një të ardhme të bukur-” ka thënë Vulaj.

Ajo është e martuar me menaxherin e saj dhe kanë një djalë. Por nëse për disa artistë profesioni i këngëtares të bën të pasur, disa të tjerë thonë të kundërtën. Besa Kokëdhima disa ditë më parë deklaroi në ‘Xing me Ermalin’ se e mban ende i ati dhe se ajo e ka ditur që në fillim se kjo punë nuk do e bënte të pasur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here