Një 49-vjeçar është vënë nën hetim nga policia pasi ka kërcënuar një grua. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa gruaja e kërcënuar ka bërë denoncimin në polici.
Burime nga uniformat blu bënë me dije se Besim A., nga fshati Rrajcë është duke u hetuar për ofendime dhe kanosje të 36-vjeçares me inicialet M. Ç.
Kjo e fundit ka denoncuar në polici se dy ditë më parë rreth orës 22:30 minuta është ofenduar dhe kanosur nga 49-vjeçari.
Ky i fundit e ka kërcënuar këtë grua duke i thënë që të “ndahej nga burri i saj dhe të martohet me të”. Në këto kushte gruaja 36-vjeçare ka bërë denoncimin në lidhje me këtë ngjarje.
Hetimet po i bën Komisariati i Policisë së Librazhdit.