Pas dekretimit të Presidentit Bujar Nishani të 4 ministrave të rinj, dhe shprehjes së rezervave për kandidaturën e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, janë shtuar zërat se LSI nuk do ta kalojë atë në Parlament. I pyetur nga gazetarja Eni Vasili në emisionin “Studio e hapur” në “News 24”, nëse bie koalicioni në rast se LSI nuk e voton kandidaturën e Xhafajt, kryeministri ka zgjedhur të bëjë një krahasim.
“Ju thoni se nëse autobusi i Tiranës së Re, që është bllokuar nga çadra i bie nga hëna, a është ky çrregullim i qarkullimit ndërkombëtar”, është përgjigjur Rama.
Sakaq, ai është shprehur i bindur në pastërtinë e figurës së Fatmir Xhafajt, i propozuar si ministër i Brendshëm.