Djemtë e “Big Brother” kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin ndërsa iu ka rënë barra e punëve të shtëpisë. Gjithçka ka nisur pasi Liridoni i ka marrë fshesën Danielit, me pretendimin se nuk po e pastronte mirë shtëpinë.
Komentet se femrat e pastrojnë më mirë dhe batutat e Ervinit që shprehet “Shtëpiake të dëshpëruara” e pasuar nga batuta e Damianos “Femra të dëshpëruara” kanë përplasur djemtë.
Benardi dhe Ervini i janë kundërvënë Damianos pasi sipas tyre, batuta e tij është ofenduese për Liridonin.
“Damiano, mos i jep shumë gojës për femrat”, shprehet Ervini. Ndërsa Benardi replikon disa herë me Damianon, i drejtohet Liridonit se “Nuk po them se nuk ka të drejtë të flasë, por jo të ofendojë, si të vjen ty kur të thotë je si femër”.
Damiano mundohet të justifikohet se nuk e kishte ofendim dhe se batuta e tij erdhi si pasojë e komentit të Ervinit. “Tha ai si shtëpiake të dëshpëruara unë thashë femra. Po ziheni për një kovë tani.