Kur na ndajnë vetëm 10 ditë nga marrëveshja e 1 Prillit 2013, datë në të cilën Edi Rama dhe Ilir Meta vendosën për të hyrë bashkë në zgjedhje, pikëpyetje të shumta ngrihen nëse do arrijnë dy krerët e koalicionit qeverisë që ta rinovojnë kontratën.
Kryeministri Rama i ftuar në “Studio e Hapur” me Eni Vasilin ka shprehur se:
Ne në zgjedhje nuk shkojmë çifte- çifte apo me krushqi. Secili shkon në zgjidhje me programin dhe me liderin e tij.
Ndërsa pyetjes nëse keni marrë një përgjigje nga Ilir Meta për koalicionin rama thotw se:
Nuk kam marrë një përgjigje sepse nuk kam bërë një pyetje. Nuk e shoh fare të udhës të bëhet ky diskutim.
Intervista
Opozita është në çadër përpara Kryeministrisë, zgjedhjet po afrojnë, dhe koalicionet janë ende të paqarta. Aleati juaj gjatë inaugurimit të një shkolle tha sot se pluralizmi ka ardhur që në ’90, ju jeni një ndër të njoftuarit?
Unë e nënshkruaj këtë deklaratë njësoj sikur ta kem thënë vetë, nuk shoh asgjë për njoftim këtu.
A është kategorik qëndrimi juaj për të hyrë në zgjedhje qoftë edhe pa PD?
Dita e zgjedhjeve është dita kur vendos populli, dhe partitë nuk kanë asnjë të drejtë të diskutojnë këtë, ashtu siç kanë të drejtë të hyjnë ose jo në zgjedhje. Kjo është data e dekretuar nga Presidenti i Republikës.
A ndjeni ndonjë përgjegjësi për qëndrimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje? Do ishit kryeministri i parë që e çon vendin në zgjedhje pa opozitën…
Nuk e çoj unë vendin në zgjedhje. Vendosin vetë partitë politike të marrin pjesë apo jo në zgjedhje. Nuk ka lidhje me mua apo qeverinë.
Çfarë do bëni nëse Meta nuk pranon të hyjë në zgjedhje pa opozitën?
Unë nuk flas me nëse unë flas për fakte.
Meta e ka lënë të kuptohet se zgjedhjet pa opozitën janë katastrofike…
Varet si e dëgjon Metën, unë e kuptoj shumë mirë. Secili shkon në zgjedhje me programin, me skuadrën, me liderin e vet. Është e drejtë e çdo subjekti politik të shkojë apo jo në zgjedhje.
A keni marrë një përgjigje përfundimtare nga Meta për koalicionin parazgjedhor.
Nuk kam marrë një përgjigje, sepse nuk kam bërë një pyetje. Nuk e shoh të nevojshme të bëhet ky diskutim.
A e keni diskutuar këtë çështje?
Kur njerëzit janë bashkë diskutojnë në rast se duan të ndahen.
Nuk keni patur një bashkëjetesë paqësore, ndoshta ndaj diskutohet kjo çështje?
Nuk e di çfarë quani bashkëjetesë paqësore, por koalicioni ynë ka qenë larg të qenit luftarak. Është një bashkëjetesë normale mes forcash që janë të ndryshme, kanë qasje të ndryshme në momente të caktuara, por që kanë një qëllim të caktuar.