Ish-kapitetini i Kombëtares Lorik Cana do të ndjekë nga tribuna ndeshjen mes Italisë dhe Shqipëris. Për të pritet të jetë një ndeshje emocionuese edhe për faktin që Cana ka luajtur në Itali, por edhe sepse është bashkëshort i një gruaje italiane.
Megjithatë duket se Monica është nga ana e bashkëshortit.
“Në fakt, ajo ka qenë gjithnjë në anën time. Pra, është 300 për qind shqiptare. Madje, shpesh ka qenë më e flaktë se unë në diskutimet që kemi me miqtë këtu në Romë, kur diskutohet kjo ndeshje. Unë do të jem në stadium për ndeshjen e së premtes, ndërsa ajo do ta shohë nga TV. Por më ka premtuar se për ndeshjen e kthimit në Tiranë do të jetë në stadium dhe do të jetë e veshur me ngjyrat kuqezi”, ka thënë Canaj.
Cana ka qenë për disa vite lojtar i Lacios dhe vazhdon të jetojë në Itali. Kjo ndeshje po komentohet sepse është shumë e rëndësishme nga pikëpamja sportive, por edhe për faktin që disa lojtarë shqiptarë, në fushë apo jashtë futbollit tashmë, kanë një përvojë italiane në karrierën e tyre./Panorama Sport/