Ja çfarë ndryshimesh do të sjellin dy eklipset e mëdha të shkurtit

0
591

Astrologia e njohur Suzan Miller, bëri me dije se muaji shkurt do të jetë një muaj kthese për shkak të dy eklipse që do të ndodhin në këtë muaj .I pari është eklipsi hënor që ka ndodhur në datën 10 tek luani dhe i dyti eklipsi diellor që do të ndodhë më datë 26 shkurt në shenjën e peshqve. Këto ngjarje kozmike do të japin efektet edhe në shenjat e tjera të zodiakut.

Zakonisht eklipset  sjellin ndryshime të mëdha, me të cilat është e vështirë të përshtateni por ky nuk është rasti.

Eklipsi i datës 10 shkurt do të krijoje një trekëndësh  ari ku në një pikë do të jetë eklipsi hënor, në pikën e dytë Saturni planeti i stabilitetit dhe në pikën e tretë planeti i surprizave, Urani. Ky eklipsi do të sjellë mundësi për risi por edhe për stabilitet.

Eklipsi i dytë që do të ndodhë në shenjën e Peshqve do të sjellë mundësi për të filluar një kapitull të ri. Do t’ju ofrohet të merrni pjesë në një projekt kreativ i cili do të tu japë mundësi të shkëlqeni në atë që dini të bëni më mirë .

Jini të vëmendshëm në fund të muajit nëse bëhet fjalë për çështje financiare pasi Neptuni do mjegullojë të dhënat. Surpriza do të shfaqen në sipërfaqe, për shkak se Urani dhe Marsi do të jenë afër me njëri – tjetrin.

Është e ditur që eklipset sjellin ngjarje të paharrueshme të jetës, por  kur në mes është i përfshirë është Urani , mund të jeni të sigurt që diçka emocionuese do të ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here