Mbajtja e kontakteve me ish -in, mund t’ua prishë lidhjen aktuale

0
234

Një studim i ri thotë se shumica e njerëzve që mbajnë kontakte me ish të dashurin/ën, mund të kenë probleme dhe t’i shkaktojnë dëme lidhjes aktuale.

Kjo mund të jetë për shkak se njerëzit vazhdojnë t’i flasin “ish-ave” shpeshherë kur kanë probleme me lidhjen e re, vetëm sa për të krijuar një ‘plan rezervë’, transmeton Telegrafi.

Studimi ka zbuluar se personat që ende komunikonin me ish të dashurat/it kishin raportuar për ndjenja më të larta romantike për ta. Veç kësaj, ata kishin raportuar edhe për angazhim më të dobët me partnerët aktualë.

Një studim tjetër thotë se personat të cilët mbajnë kontakte me ish-at janë më pak të kënaqur me lidhjet aktuale dhe i cilësojnë partnerët e kaluar si lloj plani rezervë. Kjo bën që të vuajnë në lidhjen aktuale.

Prandaj, Lindsey Rodriguez, asistente e profesorit të psikologjisë në Universitetin e Floridës Jugore dhe udhëheqëse e një studimi, thotë se me ish-in është normale të qëndroni miq vetëm për arsye platonike. Faktori i vetëm i rëndësishëm është se përse personi vazhdon të komunikojë me partnerin e kaluar?

Pra, nëse dëshironi ta kaloni dhimbjen e një ndarje, më mirë është ta shkëputni komunikimin.