Qytetari paguan gjobën e policisë, por kusuri që i kthen kjo punonjëse e lë pa fjalë

0
530
foto ilustruese

Raste kur qytetarët mes miqsh plotësojnë lekët mangët me ndonjë gjë të rastit kemi parë disa herë, madje edhe raste kur shitësi në mungesë të monedhave të jep ndonjë orbit kemi parë, por kjo që është shënuar sot në kombinat të lë vërtet të habitur. Punonjësja e Zyrës Postare i jep qytetarit një gazetë, por për çfarë?!

Ja çfarë shkruan qytetari pranë JOQ:

Përshëndetje JOQ! Jam një qytetar që banoj në Tiranë. Ditën e sotme shkova të paguaja një gjobë nga Policisë Rrugore në Zyrën Postare të Kombinatit. Pasi u bëra pagesën 1000 lekë të reja prisja kusurin 150 lekë të reja. Punonjësja e sportelit aty, znj. Irena Seferasi më ktheu një kusur 120 lekë dhe ma plotësoi diferencën me një numër të gazetës “Panorama”. Do doja të pyesja,  qëkur posta shqiptare ka filluar të shesë gazeta?! Si duket zonja pasi e mbaroi së lexuari ka dashur të marrë lekët e saja mbrapsht, se kishte edhe kolegen ngjitur të cilën nuk e pyeti fare nëse kishte të holla apo jo. Nuk është puna për 30 lekë por te gjesti që bëri kjo zonjë”, përfundoi qytetari.

17453527_1261414457246574_437054927_o

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here