Të gjithë besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit. Besimtarët janë mbledhur në Kryegjyshatën Bektashiane ku kanë nisur dhe festimet. Në ceremoni është i pranishëm dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Në këtë ditë kremtohet ditëlindja e imam Aliut dhe ndryshe njihet nga besimtarët bektashinj si dita e rilindjes së madhe.
Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane. Sipas traditës, besimtarët e nisin ditën me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie dhe paqe.
Në ditën e Sulltan Novruzit gatimet karakteristike janë byreku me lekë, i cili ndahet në aq pjesë sa anëtarë ka familja.