Vrasja në Devoll, ‘zbulimi’ i avokatit të të dyshuarit kryesor: Davidi ka dhe një vëlla binjak

0
339

Pasi ndaj klientit të tij u caktua masa e sigurisë arrest me burg, avokati i David Myrtes, Nevzat Tarelli deklaroi se i riu nuk kishte lidhje me vrasjen e Zarif Alliut, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Devoll. Përfaqësuesi ligjor i 25-vjeçarit pohoi se e vetmja provë që ka prokuroria aktualisht është dëshmia e një prej të plagosurve, që edhe pse errësirë ka parë një person me xhup blu, shkruan BalkanWeb’. Nga ana tjetër avokati thekson se i akuzuari ka dhe një vëlla binjak, që është identifikim me të.

 

 

“Akuza është mbështetur tek identifikimi i njërit prej të dëmtuarve, i cili është shprehur pas ngjarjes e cila ka ndodhur kur ka qenë errësirë. David Myrte ka vëlla binjak me të cilin është identik. Dëshmia bazohet tek një fragment ku dëshmitari thotë se ka parë një xhup blu por si mund të dallohet kjo gjë në errësirë të plotë. Myrte ka thëne së policia është në piste të gabuar. Ai ka një alibi pasi prej orës 17:00 deri në 23.00 ai ka qenë me vëllain e tij dhe shokët në fshat. Kjo gjë mund të dëshmohet. Gjithashtu dëshmitari thotë se e kanë marrë në telefon disa persona me dialekt verior çka është një tjetër fakt që hedh poshtë akuzat. Për mua e vetmja e vetmja provë mbi të cilën mbështetet prokuroria, është paraqitja për njohje.”, tha avokati, raporton ‘BalkanWeb’.

Ndërkohë, gazetarja Lediona Xheladinaj ka siguruar dhe dëshminë e vëllait të David Myrtes. Danjel Myrte pohoi se vëllai i tij nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë dhe se ditën kur ndodhi ngjarja ata kishin qenë bashkë. Po ashtu, ai shton se për këtë fakt kanë dëshmitar edhe shokët e tyre, pavarësisht se policia sipas tij nuk u mori atyre dëshmitë. “Kemi qene bashke. Erdhi ambulanca në fshat dhe ne dolëm nga lokali por nuk e arritëm dot dhe në ishim bashke me 7-8 persona te tjerë. Mua më mori policia dhe dhashë dëshminë time por shokët që ishin me ne policia refuzoi t’i marrë në pyetje. Personat nuk i njihnim. Vëllai im ka qene njëherë i dënuar me 2.5 vite burg në Greqi por nuk ka lidhje me këtë çështje. Policia ka gabuar dhe është ndikuar nga fakti se ai kishte një precedent”, tha Danjel Myrte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here