Një ngjarje kriminale ka ndodhur në fshatin Bërdicë të qytetit të Shkodrës, ku disa persona janë konfliktuar me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, në një lokal ka patur të shtëna me armë pas një sherri për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi në mesnatë rreth orës 00:10. Raportohet se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij rasti.