Ashtu si me pare me rastin e Armando Prengës, edhe tani KQZ po vazhdon lojën e saj politike ne favor të PS-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandateve për dy kryebashkiakët, Adriatik Zotkaj dhe Tërmet Peçi.
Me katër vota të përfaqësuesve të mazhorancës në këtë Komision dhe në mungesë të përfaqësuesve të opozitës, KQZ hodhi poshtë pretendimin e Prokurorisë, që kërkonte ndërprerjen e mandatit për kreu e Bashkisë së Poliçanit dhe atë të Bashkisë së Tepelenës. Argumentimi i Prokurorisë është se Zotkaj dhe Peçi nuk kishin treguar dënimet që kishin marrë, pavarësisht se dënimet nuk ishin shkak për heqjen e mandatit, mosdeklarimi është argumenti i përdorur nga organi i akuzës.
Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që në përfundim të afatit për t’ju përgjigjur kësaj kërkese të risjellë diskutimin për të gjithë të zgjedhurit që kanë deklaruar jashtë afateve të dhënat e tyre në deklaratën e dekriminalizimit.