Brad Pitt dhe Angelina Jolie, kthehet qetësia pas stuhisë, çifti sqaron keqkuptimet

0
219

Të gjesh dialogun, është gjëja më e vështirë por dhe më e rëndësishmja për një çift që ndahet. Kjo vlen për Brad Pitt dhe Angelina Jolie, të cilët sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane, kanë arritur më në fund një komunikim më paqësor me njëri-tjetrin.

 

 

Gjashtë muaj pas njoftimit të divorcit raportet mes dy aktorëve janë qetësuar: ‘Ai është i lumtur dhe i sheh me shpesh fëmijët e tij. Të dy duket se kanë hedhur pas krahëve periudhën e errët”.

‘Prej disa ditësh çifti ka filluar të flasë pa ndërmjetës’ sqarojnë mediat dhe ky është një hap i rëndësishëm, shkruan BW.
Deri në këtë moment ata kishin komunikuar mes tyre vetëm nëpërmjet avokatëve. Afrimi duket se ka ardhur nga ‘këshilli i psikologëve familjarë’, vazhdojnë burimet.

’Ai është shumë i lumtur dhe dëshiron që çështjet e tyre të mos bëhen publike në media’ Në fakt pas periudhës së vështirë të hetimit të Fbi dhe luftës për kujdestarinë e fëmijëve) të dy aktorët kishin vendosur të mbanin procesin e divorcit larg publikut, një zgjedhje që duket se pati rezultate të mira. ’Të dy duan të mirën e fëmijëve dhe të dy po përpiqen të bashkohen edhe pse për momentin flitet vetëm për fëmijët, por kjo pavarësisht mbetet një gjë e mirë’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here