FOTO/ Komentuesit Ramës ‘Leji reklamat, jemi në skamje’

0
176

Vizitën e Ramës në shtëpinë e Baba Reshat Bardhit dje me rastin e Sulltan Novruzit, jo shumëkush e ka pritur mirë.

Mes komentuesve, ka plot syresh që e akuzojnë se po reklamon duke përdorur fëmijët, të tjerë i kujtojnë se populli po jeton në skamje. Nuk mungojnë padyshim as lëvdatat, e vlerësimet për të dhe punën që bën.

Replikat 

Qytetari: O edvin leji kto reklamat Po a e ke pyt nej her veten pse popullin jeton ne skamje.

Rama: Cristiano, kjo nuk eshte reklame dhe kjo familja ketu eshte nje familje e zakonshme shqiptare; babai elektriçist, mamaja infermiere, ai djali qe shikon student ne inxhinieri e njekohesisht punon pasdite per te ndihmuar familjen, ndersa vajza maturante me 9.4 qe studion ne ekonomik! Ta bera kete pershkrim sepse jane nje shembull i mire per ty, qe te respektosh njerezit, mos flasesh me vrazhdesine mendjelehte te kujt nuk ka kryer procesin e edukimit dhe mbi te gjitha, t’u ngjash sadopak dy te rinjve ne kete familje! Sepse Cristiano Ronaldon nuk e arrin dot dhe per kete realisht s’ke asnje faj

Qytetari: Politika eshte gjeja me e piset ne bote por, ai qe tregon dashuri per femijet eshte pastertija vete!! Bravo zoti kryeminister.

Rama: Politika mund te jete shume e piset, po mund te jete edhe shume e mire Arber! Po te mos ishte politika nuk do kishin lindur as Shtetet e Bashkuara as Bashkimi Europian dhe as plot e plot gjera te tjere me rendesi te madhe per njerezimin,Shendet

rama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here