Kjo është mënyra më e keqe e të fjeturit

0
321

Të dridhurat në dhomën e gjumit nuk janë aspak të mira, siç thotë një studim japonez.

Studiuesit zbuluan që njerëzve që flinin në një dhomë të ftohtë 14 gradë Celsius, tensioni sistolik dhe diastolik i gjakut u rritej nga 6 në 8 për qind kur dilnin nga krevati në mëngjes, në krahasim me ata që e kalonin natën në një dhomë të ngrohtë, 24 gradë Celsius.

Presioni i gjakut rritet natyralisht kur zgjohesh, shpjegon bashkautori i studimit Keigo Saeki, epidemiolog në Universitetin Mjekësor të Nara- s në Japoni, por kur dilni nga shtrati në një dhomë të ftohtë, enët e gjakut të lëkurës tkurren dhe zemra rreh më shpejt që të ngrohë, shton ai.

Kjo rritje në presionin e gjakut zgjat të paktën 2 orë dhe nëse përsëritet gjithmonë mund të kthehet në një rrezik serioz për ritmin e brendshëm, thotë Dr. Saeki.

Megjithatë nuk është e thënë ta mbani ndezur kondicionerin apo ngrohësin gjatë gjithë natës, do harxhoheshin shumë para dhe temperatura e lartë mund të ndërpriste gjumin, thotë Dr.Saeki.

Veproni kështu, programojeni kondicionerin të ndizet në 22 gradë, gjysmë ore para se të ngriheni. Kështu kur të dilni nga krevati, trupi juaj do gjejë të njëjtën temperaturë jashtë.