Meshkuj, keni kujdes: Këto janë simptomat e kancerit në testikuj

0
985
Young businessman criticizing on gray background

Kanceri mund të rritet në pothuajse çdo pjesë të trupit, bile edhe në ato vende ku është e turpshme të flasësh për to në publik. Te meshkujt, kanceri mund të rritet edhe në organet e tyre riprodhuese.

Penisi

Penisi ka lloje të ndryshme të indeve, që do të thotë se lloje të ndryshme të kancerit mund të zhvillohen në të. Sipas American Cancer Society, pjesa dërrmuese e kancerit në penis gjenden në qelizat e lëkurës, zakonisht në lafshën e penisit – pjesa e cila hiqet përmes synetit – ose në majën e penisit.

Këto lloje të tumoreve kanë tendenca të rriten ngadalë, por nëse zbulohen në fazat e hershme, ato zakonisht shërohen.

Për meshkujt që janë të brengosur rreth kësaj teme, duhet ta kenë parasysh se kanceri në penis është mjaft i rrallë – American Center Society thotë se kjo sëmundje i prekë vetëm një në 100,000 meshkuj në SHBA dhe shfaqë shenja të hershme si ndryshme në urinë, ënjtje etj.

Testikujt

Këto dy organe janë përgjegjës për spermën mashkullore dhe hormonet mashkullore. Më shumë se 90 për qind e kancereve në testikuj fillojnë në qelizat e embrionit, të cilat e bëjnë spermën, dhe shumica e rasteve raportohen nga meshkujt e moshave të adoleshencës ose të vjetër deri në 45 vjet.

Mosha mesatare e diagnozës është 33 vjet. Në fazat e hershme të kancerit testikular, meshkujt ndjejnë dhimbje, ënjtje në penis, dhimbje në pjesën e poshtme të abdomenit etj.

Megjithatë, as ky kancer nuk është i zakonshëm sepse proporcioni i meshkujve që e zhvillojmë këtë kancer është 1 në 263.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here