Rrëmbeu dhe përdhunoi transeksualin për orë të tëra, pranga shqiptarit në Itali (Emri)

0
194

Adam Kone, është 32-vjeçari shqiptar që ka përfunduar në qeli pasi rrëmbeu dhe dhunoi seksualisht një transeksual.

 

 

Hetimi, i koordinuar nga prokurori Giorgio Falcone, tha se ishte episodi i tretë i një sulmi seksual brenda dy ditëve të ndodhur në lagjen Bagnoli, në qytetin e Padovas.

Viktima ishte një 21-vjeçar transeksual amerikano-jugor, i pastrehë që njihej me emrin “Scarlet”. Sipas mediave italiane, trasneksuali ‘Scarlett’ i kërkoi strehim për një natë shqiptarit, por u përball me dhunën dhe abuzimin seksual.

Tentativa e tij e dëshpëruar për të shpëtuar, duke ulëritur për të kërkuar ndihmë nga taraca e shtëpisë së shqiptarit në të cilën ishte rrëmbyer dhe përdhunuar për orë të tëra, tërhoqi vëmendjen e disa fqinjëve që lajmëruan menjëherë policinë.

Menjherë në vendngjarje mbërriti policia që liroi transeksualin e terrorizuar dhe më pas bëri të mundur arrestimin e shqiptarit Kone.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here