Sulmi në Londër/ Momenti dramatik kur një grua hidhet nga ura për t’i shpëtuar përplasjes me makinë (Video)

0
307

Daily Mail” ka publikuar sot momentet e tmerrshme kur një grua vendos të hidhet në lumin Tamiz për t’i shpëtuar përplasjes së pamëshirshme nga Fuoristrada e drejtuar nga 42-vjeçari Abu Izzadeen, i njohur për prirjet e tij radikale dhe zëdhënës i një organizate terroriste.

 

 

Gruaja ishte duke ecur mbi trotuar në këmbët e urës “Westminster” kur atentatori 44-vjeçar nën drejtimin e mjetit nisi të përplasë kalimtarët. Kjo e fundit për të shpëtuar zgjodhi të hidhet në lumë. Fatmirësisht, siç bën me dije “Daily Mail” gruaja ka arritur të shpëtojë.

Po sot është identifikuar edhe polici i vrarë me thikë. Ai është Keith Palmer 48-vjeç.
3E89960B00000578-4340016-A_man_is_treated_in_the_road_after_the_4x4_drove_into_crowds_on_-a-49_1490216434241
Pas sulmit të djeshëm humbën jetën 4 persona dhe vetë atentatori i qëlluar nga forcat e policisë, pasi kishte shpërthyer derën e parlamentit dhe kishte therur me thikë një polic sigurie.
3E8996CE00000578-4340016-The_car_mounted_the_pavement_close_to_the_Houses_of_Parliament_a-a-40_1490216433964
Nga sulmi kanë mbetur të plagosur edhe 40 persona. Mes tyre në gjendje të rëndë janë dy nxënës francezë, turistë nga Koreja e Jugut dhe Rumania.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here