Britani, myslimanët fushatë donacionesh për viktimat e sulmit terrorist

0
177

Myslimanët në Britani kanë mbledhur donacione për viktimat e sulmit terrorist në Londër. Rreth 20 mijë paund janë mbledhur brenda një dite.

“The Muslim Unite” ka nisur fushatën, ndërsa ka shprehur shqetësimin për rritjen e islamofobisë ndaj komunitetit mysliman pas sulmit mizor në Westminster.

“Unë jam i shqetësuar se urrejtja do të ndajë shoqërinë më tej. Por, kjo pikërisht ajo që ekstremistët do të donin të bënin dhe synimi janë vendet ku ka bashkëjetesë”, tha Muddassar Ahmed, eksperti i komunikimit nga Stratford, East London.

Një deklaratë nga organizatorët thuhet se “Komuniteti mysliman britanik qëndron me të gjithë britanikët dhe londinezët gjatë këtyre kohëve të vështira dhe paraqet mbështetjen e tyre për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar për nevoja të menjëhershme për familjet e viktimave”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here