Bujar Leskaj: Marrëdhënia KLSH-Parlament, nevojë për një fazë të re

0
359

Kryetari i Kontrolli të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj shpreh vlerësim për marrëdhënien e këtij institucioni me Parlamentin duke e quajtur atë simbolike. Por veçon ai ky raport duhet të hyjë në një fazë të re, atë të zbatimit konkret të rekomandimeve të KLSH, kërkese edhe e progresraportit të BE. Gjatë seminarit për forcimin e kapaciteteve audituese Leskaj nuk komentoi përplasjet e KLSH me pushtetin dhe institucionet e tjera.         

Një marrëdhënie simbolike është ajo mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Kuvendit të Shqipërisë  e cila do duhet të kalojnë në një fazë të re, atë  të zbatimit të të rekomandimeve të këtij institucioni të pavarur. Kështu u shpreh kreytari i KLSH Bujar Leskaj në seminarin mbi “Forcimin e kapaciteteve Audituese në Shqipëri”. Leskaj nuk komentoi përplasjet e forta të ndodhura mes KLSH dhe institucioneve shtetërore.

Leskaj: Komisionit Europian në progress-raportet e viteve të fundit për Shqipërinë në lidhje me auditimin e jashtëm një vend qendror ze ndjekja efektive e zbatimit të rekomandimeve të KLSH, si nga ministria e Financave, qeveria ashtu edhe nga legjislativi. Ne i kemi dërguar parlamentit dhe këtu nënkuptoj nënkryetarin e Kuvendit dhe Komisionet Parlamentare të 13 raporte auditmi. Sfida jonë më e madhe në raportet konstruktive dhe të hapura me Kuvendin është bashkëpunimi konkret për ndjekjen e zbatimit të rekomandimit të KLSH. Jemi të ndërgjegjshëm që kemi shumë për të bërë që ky bashkëpunim të funksionojë.

KLSH ka kërkuar edhe ngritjen e institucioneve të reja apo edhe komisione parlamentare me fokus rekomandimet dhe auditimet e saj.

Leskaj: Ne i kemi rekomanduar Kuvendit krijimin e një Këshilli të Pavarur Fiskal që ti raportojë vetëm Parlamentit. I kemi propozuar në vijmësi Kuvendit duke filluar nga viti 2012 që të fiksohet kufiri i tavanit i borxhit publik në masën 60% të PBB. Nëpërmjet këtij komisioni rekomandimet e KLSH do ti shërbejnë jo vetëm për efekt çdëmtues ndaj buxhetit të shtetit dhe rrgullues në përmirësimin e qeverisjes, por edhe si impute që parlamenti mund ti përdorë në kontrollin me efektiv.

Në këtë seminar dhanë eksperiencat e tyre Drejtoresha e Qendrës për Ekselencën për Auditim të Qeverisë së SHBA dhe përfaqësues të Zyrës kombëtare të Auditimit të Polonisë. Fokusi i diskutimit ishte mbi rëndësinë e trekendësishit Parlament-SAI-Ekzekutiv për të rritur llogaridhënien e qeverisë përmes shfrytëzimit të mekanizmave të tillë si komisione apo interpelancat.

/Oranews.tv/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here