Kreu i Kuvendit njëherësh edhe Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim feston sot 48 vjetorin e lindjes.
Rastësia ka dashur që kryeparlamentari Meta të mos ketë mundësinë që në ditën e tij të lindjes të jetë në Shqipëri pranë miqve dhe familjarëve të tij, pasi ndodhet në Angli për një vizitë pune.
Por kjo nuk i ka penguar aspak të rinjtë e LRI-së që të surprizojnë Metën, të cilët i kanë bërë edhe një urim të veçantë.
Janë pikërisht, kryetarja e LRI-së Floida Kerpaçi dhe nënkryetari Klevi Pojana të cilët e kanë falenderuar për mbështetjen që Meta u ka dhënë të rinjve dhe i kanë përcjellë urimet më të përzemërta.
Urimi i Floida Kerpaçit:
“Të uroj Gëzuar Ditëlindjen dhe faleminderit për atë që ke bërë për mua, LRI, dhe të gjithë të rinjtë e Shqipërisë!
Se je kaq i thjeshte edhe pse gezon plot pushtet, se i trajton njerezit njesoj dhe jo me arrogance, se punon cdo dite e me shume dhe nuk kenaqesh me pak, se gjithmone kerkon te mesosh nga rinia dhe nga problemet e brezit dhe nuk pretendon ti dish te gjitha, se na jep gjithmone fjalen sa here e kerkojme, se na lejon qe rinia te rritet e te zhvillohet si force qe e drejton vete fatin e saj!
Per te gjitha keto duhet te falenderoj, por mbi te gjitha te shpreh dhe njehere angazhimin tone se vizioni juaj, vizioni jone, i cdo te riu dhe çdo Shqiptari do te vazhdoj per te krijuar nje te neserme me te mire!
Gezuar Ditelindjen dhe le te krijojme Nje Shans per Te gjithe”.
Urimi i Klevi Pojana:
“Njeriut që i besova vullnetin tim politik i uroj sot jetë të gjatë dhe të lumtur! Fal angazhimit të tij sot unë dhe mijëra të rinj janë pjesë e politikës dhe vendimmarrjes! Mundësia që i ofron të rinjve është mundësi për Shqipërinë! Ai është modeli i bashkëpunimit dhe politikatit europian! Shembulli i një njeriu të suksesshëm në familje dhe karrier! Ai është lideri im, lideri i rinisë shqiptare, lideri i Shqipërisë!”,