Publikohen momentet e eleminimit të terroristit që tronditi Londrën ditën e mërkurë. Mediat e huaja kanë publikuar fotot kur policia ndërhyn për asgjësimin e terroristit, duke e lënë të shtrirë pa jetë përtokë.
Daily Mail publikon pamjet kur Khaid Masud, eshte pa jete pertoje i rrethuar nga police. Ai mbeti i vdekur për shkak të plagëve të marra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë jashtë parlamentit britanik.
Hetimet zbuluan se ai ishte i lindur në Britaninë e Madhe dhe kishte shërbyer si mësues anglishteje për katër vite në Lindjen e Mesme, përpara se të kthehej sërish në Britani.
Ai la te vdekur Aysha Frade, nënë e dy fëmijëve, oficerin e policisë metropolitane Keith Palmer, një turist amerikan Kurt Cochran, si edhe një 75-vjeçar, i cili vdiq më vonë në spital për shkak të plagëve.
Mediat britanike kanë publikuar identitetin e autorit të sulmit të tmerrshëm terrorist qe tronditi Londren te merkuren. Ai thuhet se eshte 52-vjeçari Khalid Masood.
“Khalid Masood përgjegjës për aktin terrorist ku vdiqën 4 persona përfshirë autorin dhe mbeten 40 të plagosur”, shkruan “Daily Mail”.
Kryeministrja britanike Theresa May zbuloi se autori i cili ka kryer sulmin në Westminster ishte i njohur për shërbimet e sigurisë.
ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se vrasësi ishte një “ushtar i Shtetit Islamik”.