Veliaj kërkon lek nga të gjitha anët: Nga 2 prilli do të paguani edhe qeset e ushqimeve në supermarket

0
234

Nga data 2 prill, qeset në supermarketet e Tiranes ku bëni pazarin do t’i blini me lekë. Lajmin e ka dhënë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa ka njoftuar sot se Tirana a është qyteti i parë në Shqipëri që do të nisë reduktimin e përdorimit të qeseve Plastike, duke i vënë një çmim 3 lekë për qeset e vogla dhe 5 lekë për qeset e mëdha.

Duke i vlerësuar qeset plastike si ndotëse të mëdha dhe me efekte të parikuperueshme në mjedis, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nënshkroi me përfaqësuesit e shoqatës së supermarketeve kryesore marrëveshjen për kufizimin e përdorimit të qeseve plastike dhe për zëvendësimin e tyre nga trasta.

“Duke filluar nga data 2 prill, qeset e vogla do të kushtojnë 3 lekë dhe 5 lek qeset e mëdha. Jo për të kompensuar çmimin, por për të qenë aty si një barrierë psikologjike që çdokush të thotë: Nuk e dua fare qesen dhe mjafton të përdor trastën time, apo rrjetën time apo çantën që kam sjellë nga shtëpia si e vetmja mënyrë se si ne mund t’i vëmë fre ndotjes që po i ndodh Tiranës”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se çdo vit Tirana prodhon 100 tonë qese çdo muaj, të cilat janë të majftushme për të bllokuar kanalizimet apo për të ndotur lumenjtë.  Veliaj theksoi se përmes kësaj nisme synohet edhe një jetë e shëndetshme për të gjithë ata që jetojnë në kryeqytet.

 “Sot është shumë e rëndësishme që ne të fillojmë me supermarketet kryesore në Tiranë me këtë politikë të re të pagesës modeste për qeset, thjeshtë për t’i dekurajuar njerëzit që të mos marrin qeset plastike. Dhe unë besoj se është vetmja mënyrë se si ne kontribuojmë në një qytet shumë herë më të shëndetshëm se sa ky që kemi sot”, tha ai duke shtuar se do të vijojë edhe puna për mbjelljen e pëmëve të reja duke i çuar në vitin 2030 në 2 miliomë pemë të reja.

Kreu i Bashkisë deklaroi se kjo nismë për reduktimin e qeseve nuk është e veçuar, por pjesë e një konteksti më të madh të Bashkisë së Tiranës për të ulur ndojtjen.

“Në buxhetin madh të Bashkisë, buxheti i parkimit nuk është se sjell ndonjë vlerë të madhe, por bërja e parkimit me pagesë bën që shumë njerëz që nuk e kanë absolutisht të nevojshëm marrjen e makinës, t’i dekurajojë në përdorimin e makinës, dhe në një ditë të bukur si sot, shumica prej nesh që kanë ardhur këtu sot mund të lëvizin në territore të tilla pa pasur nevojë për makina. Kjo politikë që fillojmë sot ëshë pjesë e një kontesti të madh politik”, tha Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here